Ilustrim, Foto: KALLXO.com

Gjakovë, dy të arrestuar për bixhoz ilegal

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë dy persona në Gjakovë , të cilët janë hasur duke zhvilluar veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.

Sipas njoftimit të policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zyrtarët e doganës, të cilët si dëshmi kanë konfiskuar tre aparate APEX të lojërave të fatit, kurse dy të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur të premten në rrugën ‘Dedë Gjon Luli’ në Gjakovë.