Ilustrim

Gjakovë, dy policë sulmohen rëndë nga tre qytetarë

Dy zyrtarë policor janë sulmuar fizikisht në qytetin e Gjakovës nga tre qytetarë, përderisa ishin duke shqiptuar një gjobë kundërvajtësve ndaj një personi tjetër.

Policët D. Sh. dhe A. T. kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Incidenti ka ndodhur sot rreth orës 10:00.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë se Gjakovës, Lumni Graishta.

Ai njoftoi se të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

“Rasti ka ndodhur sot në mëngjes, zyrtarët policor kanë qenë në krye të detyrës në qendër të qytetit të Gjakovës. Tre të dyshuar i kanë sulmuar duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore të dyve, por njëri ka pësuar lëndime më të mëdha në pjesë të kokës. Me urdhër të prokurorit ata janë ndaluar për 48 orë, rastit iu kanë përgjigjur edhe njësitet tjera policore. Për me evidu çfarëdo konflikti të interesit ne kemi vendosur që hetimet e rastit me i vazhdu hetimet rajonale”, tha Graishta.