Ilustrim

Gjakovë - Dy gra rrihen mes vete

Një rast i dhunës është raportuar dje paradite në Polici.

Në raportin e Policisë nuk janë dhënë detaje, por thuhet se dy të dyshuarat kishin një mosmarrëveshje ndërmjet vete dhe si pasojë kanë ushtruar dhunë fizike ndërmjet njëra- tjetrës.

Rasti ka ndodhur në orën 09:30, në komunën e Gjakovës.

Të dyshuarat janë intervistuar nga Policia dhe me vendim të prokurorit janë liruar me procedurë të rregullt.