Foto: Ilustrim

Gjakovë, dy burra dhe një grua rrihen mes vete

Në Gjakovë, mbrëmjen e djeshme janë arrestuar dy të dyshuar burra dhe një grua.

Sipas raportit të policisë, të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore.

Në raport thuhet se të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në ndalim policor.

Pas intervistimit nga ana e prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.