Gjakovë, djali rrahë nënën dhe me forcë ia merr paratë

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Gjakovë, dje rreth orës 10:00.

Policia e ka arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nënën e tij dhe i ka marrë para me forcë.

“Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia në raportin 24 orësh.