Ilustrim, një person përballë televizorit, Foto: Pixabay

Gjakovë: Djali e shet televizorin e shtëpisë, nëna e raporton në polici

Një grua nga Gjakova ka informuar se në shtëpinë e saj, djali i saj ka vjedhur televizorin dhe më pas e ka shitur.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar, ndërsa televizori i është kthyer ankueses.

Derisa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja ka informuar se në shtëpinë e saj djali i saj i dyshuari, ka vjedhur televizorin dhe më pas e ka shituar. I dyshuari është arrestuar, ndërsa televizori i është kthyer ankueses”- theksoi Policia,