Ilustrim

Gjakovë- Dhunohet një grua nga Shqipëria

Një grua nga Shqipëria raportohet se është dhunuar mbrëmë në Gjakovë.

Sipas policisë, rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 21:00, në rrugën “Skënderbeu”, në Gjakovë.

Policia tutje ka njoftuar se në lidhje me këtë rast është arrestuar një person i dyshuari i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me viktimën.

Me vendim të prokurori i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje.