Prapa grilave - Ilustrim

Gjakovë - Dënim me burgim për dhunimin e një gruaje me nevoja të veçanta

Një person me inicialet S. M., është dënuar me pesë vite burgun për dhunimin e S. M.

Në një njoftim Gjykata e Gjakovës ka treguar se i pandehuri në intervalin kohorë nga 2 shkurti, deri më 5 shkurt të këtij viti në Gjakovë, pa pëlqimin e të dëmtuarës A. M., duke shfrytëzuar gjendjen e saj të ndjeshme, për shkak të aftësive të kufizuara mendore, qëndron me të dëmtuarën tri net radhazi në një barakë ku gjatë kësaj kohe në vazhdimësi ka kryer akte seksuale.

“I akuzuari S. M., është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej pesë (5) vjet. Të akuzuarit në këtë dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 12 shkurt 2020”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit i akuzuari është obliguar që të paguaj shpenzimet e procedurës penale prej 450 euro, për dëgjimin e ekspertit të psikiatrisë shumën prej 50 euro, shpenzimet e paushallit gjyqësorë në shumën prej 100 euro si dhe shumën prej 50 euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.