Ilustrim

Gjakovë, burri raporton në polici pasi rrihet nga gruaja dhe nipi

Një rast i dhunës në familje është raportuar nga policia në rajonin e Gjakovës.

Sipas njoftimit, viktima ka raportuar gjatë ditës së djeshme në polici, ndërsa rasti ka ndodhur dy dit më herët.

Sipas viktimës, para dy ditëve, gruaja dhe nipi i tij e kanë sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia ka bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor, por nuk kishte lëndime të dukshme.

Ndërsa me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.