Ilustrim

Gjakovë, burri në gjendje të dehur dyshohet se kanosi gruan, djalin dhe nipin

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raportime të dhunës në familje gjatë së shtunës së 21 janarit dhe dy raste të tjera gjatë së hënës së 23 janarit.

Sa i përket së shtunës, policia ka bërë të ditur se njëri rast ka ndodhur në Pejë ku një burrë është arrestuar pasi që ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua dhe se me vendim të prokurorit  i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Kurse, për rastin tjetër të po kësaj date policia ka njoftuar se në Gjakovë është dërguar në mbajtje një burrë pasi që dyshohet se ai nën ndikim të alkoolit ka kanosur bashkëshorten, djalin e tij dhe djalin e vëllait.

Ndërkaq, sipas policisë, me 23 janar në Prizren është arrestuar një burrë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një grua.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”- është bërë e ditur në njoftimin e policisë.

Në anën tjetër, është raportuar se me 23 janar një grua në Lipjan ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga një burrë.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.