Gjakovë, burri godet bashkëshorten me mjet të mrephtë në stomak

Pasditen e djeshme policia kishte arrestuar një person i dyshuar se kishte rrahur bashkëshorten e tij ndërsa e kishte goditur në stomak me një mjet të mprehtë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në anën tjetër në raportin policor janë raportuar edhe tri raste të tjera të dhunës në familje në 24 orët e fundit.

Në Podujevë, orët e mëngjesit të djeshëm, policia ka arrestuar një burrë pasi i njëjti dyshohej se kishte rrahur gruan e tij. Në lidhje me rastin policia nuk ka dhënë detaje nëse e njëjta ka marrë lëndime trupore por kanë treguar se për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me vendim të këtij të fundit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Zubin Potok mbrëmë rreth orës 21, është arrestuar një burrë pasi që në gjendje të dehur dyshohet se kishte tentuar të rrah prindërit e tij, ndërsa sipas policisë i njëjti kishte demoluar edhe disa orendi në shtëpi.

Me urdhër të prokurorit i njëjti është ndaluar në stacion të policisë për 6 orë.