Ilustrim

Gjakovë, burri e rrahë bashkëshorten e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Gjakovë dje pasdite.

Sipas Policisë së Kosovës, është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

PK-ja bën të ditur se në lidhje me rastin është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe viktimës i është ofruar strehim, por e njëjta ka refuzuar të strehohet dhe ka shkuar tek prindërit e saj.

Po ashtu është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.