Gjakovë - Burrë e grua arrestohen, kapen me armë

Një grua dhe një burrë janë arrestuar dje në Gjakovë, pasi janë kapur me armë.

Në shtëpinë e tyre ata po mbanin armë pa leje.

Një pistoletë me një karikator, 138 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 7 krehër për fishekë, 87 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm dhe këllëf i armës, ka konfiskuar Policia në shtëpinë e tyre, thuhet në raportin e Policisë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, burri është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar me procedurë të rregullt.