Ilustrim

Gjakovë, bie nga 4 metra lartësi, dërgohet në QKUK

Gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, një person është rrëzuar nga çatia.

Policia njofton se personi ishte duke kryer disa punime në demolimin e një çatie.

Ai është rrëzuar nga një lartësi prej 4 metra, i cili ka pësuar edhe lëndime trupore.

Përveç Policisë në vendin e ngjarjes kishte dalur edhe inspektori i punës.

I lënduari ishte dërguar në spitalin regjional të Gjakovës “Isa Grezda”, mirëpo për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK.

Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar pronari i firmës, i cili më pas ishte liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.