Gjakovë, bërtiste me zë të lartë, e dyshuara arrestohet për prishje të qetësisë publike

Policia në Gjakovë ka arrestuar një person të gjinisë femërore nën dyshimin se ka prishur rendin dhe qetësinë publike.

Sipas Policisë, e dyshuara ka kryer veprën e cekur, duke bërtitur me të madhe në vend publik dhe refuzuar urdhrat e zyrtarëve policorë.

E dyshuara dyshohet se kishte probleme psikike dhe për këtë shkak është dërguar për tretman mjekësor në repartin e psikiatrisë.

Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:40.