Ilustrim

Gjakovë – Babai sulmon djalin e tij

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar djalin e tij.

Sipas Policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.