Foto: Ilustrim

Gjakovë, babai arrestohet për dhunë psikike ndaj vajzës

Policia ka arrestuar mbrëmë rreth orës 20:00 një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së tij.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima pas trajtimit mjekësor është dërguar në shtëpinë e sigurt ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar.

Rasti, i cili po trajtohet si dhunë në familje, vazhdon të hetohet.