Gjakovë, arrestohet se shtiu me armë në ahengun familjar

Dje rreth orës 14:30 në fshatin Damjan të Gjakovës është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar.

Sipas raportit policor nga i dyshari është konfiskuar një AK-47 me 22 copë gëzhoja.

Tutje i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.