Gjakovë, arrestohet se ofendoi policët që po mbyllnin kafiterinë

Një person është arrestuar dje për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Rasti ka ndodhur në fshatin Fierzë të komunës së Gjakovës.

Sipas raportit të Policisë, personi i arrestuar kishte ofenduar zyrtarët policorë, pasi që ata kishin shkuar ta mbyllnin një kafiteri që nuk ishte duke respektuar vendimin e Qeverisë.

I dyshuari në këtë rast kishte qenë në gjendje të dehur dhe i njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.