Foto: KALLXO.com Ilustrim

Gjakovë, arrestohet për patentë shofer të falsifikuar

Policia në Rajonin e Gjakovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar, i cili posedonte patentë shofer të falsifikuar.

Sipas njoftimit, i dyshuari është ndaluar nga policia në rrugën “Bujar Roka”, në Gjakovë mbrëmë para mesnatës.

Gjatë kontrollimit të dokumenteve nga ana e policisë është vërejtur se patentë shoferi i drejtuesit të automjetit dyshohet të jetë i falsifikuar.

Nga i dyshuari është konfiskuar patentë shoferi për procedura hetimore, kurse pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.