Foto: Ilustrim

Gjakovë, arrestohet pasi rrahu mbesën

Në fshatin Damjan të Gjakovës Policia ka arrestuar të dyshuarin pasi ka rrahur mbesën e tij.

Sipas raportit 24- orësh të Policisë ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje në orën 18:30.