Ilustrim

Gjakovë - Arrestohet pasi pranoi se gjuajti me armë në një fushë

Dje rreth orës 17:55, policia ka pranuar një informacion se në fshatin Rugovë të Gjakovë ka të shtëna me armë zjarri.

Pas pranimit të informacionit, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar një person të dyshuari i cili para policisë kishte pranuar se ka shtënë me armë zjarri në një fushë pa e rrezikuar askënd.

Sipas njoftimit, pushka e gjuetisë me tre fishekë është konfiskuar, ndërsa i dyshuari, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.