Gjakovë, arrestohet pasi është zënë duke vjedhur

Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se është zënë duke vjedhur disa gypa metali në pronën e tjetërkujt.

Rasti, i cili po trajtohet si vjedhje në tentativë, ka ndodhur dje në rrugën “Luan Haradinaj”, në Gjakovë, rreth orës 7:40.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje .