Gjakovë, arrestohet pasi e sulmoi fizikisht të dashurën e tij

Dy raste të dhunë në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Një rast është raportuar në Gjakovë dhe një në Vushtrri.

Në Gjakovë, Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij shqiptare me nënshtetësi të huaj.

Policia njofton se nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ndërkaq në Vushtrri, forcat e rendit kanë ushtruar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj motrës së tij.

Në raportin policor thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregulltë.