Foto: Ilustrim

Gjakovë, arrestohet një person për ngacmim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuat një person dje gjatë ditës në Gjakovë.

Siç thuhet në raportin 24 orësh të forcave të rendit, një person dyshohet se ka ngacmuar ish të dashurën e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ngacmuar ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit  i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftim.