Arrestimi i një të dyshuari - Foto: Ilustrim

Gjakovë, arrestohet mërgimtari, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj nënës dhe motrës

Në Gjakovë është arrestuar i dyshuari – shtetas i Suedisë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj motrës dhe nënës së tij, të dyja shtetase të Suedisë.

Sipas njoftimit të Policisë, viktimave u është ofruar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti, i cili po trajtohet si dhunë familjare, ka ndodhur dje rreth orës 01:00.