Ilustrim

Gjakovë, arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një biçiklete

Policia në Gjakovë, të mërkurën ka identifikuar dhe arrestuar një burrë nën dyshimin se ai i kishte vjedhur biçikletën një personi.

Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lidhur me këtë rast, por edhe për disa raste të tjera të ngjashme është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, biçikleta i është kthyer ankuesit.

Rasti është iniciuar si vjedhje e rëndë.