Gjakovë, arrestohet i dyshuari për tentim vrasje me armë zjarri

Një i dyshuar është arrestuar në Gjakovë pasiqë i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrës së një personi.

Sipas Policisë,  rasti kishte ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje-fjalosje mes tyre.

Nuk raportohet për të lënduar. Ndërsa  me urdhër të prokurorit, njësitet policore kanë bërë bastisjen e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit, por nuk kanë arritur të gjejnë armën e cila dyshohet të jetë përdorur. 

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje. 

Rasti vazhdon të hetohet.