Gjakovë, arrestohet i dyshuari për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtjeve pa leje

Një person është arrestuar dje në rrugën Arsim Rama në Gjakovë, ai dyshohej për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Policia e Kosovës ka kontrolluar shtëpin e tij dhe objektet tjera përcjellës ku ka arritur të gjejë 25 bimë narkotike të llojit kanabis sativa duke u përpunuar, tutje janë gjetur edhe katër shishe të cilat dyshohen se kanë qenë të mbushura me vajë kanabisi.

Gjithashtu Policia gjatë kontrollit ka arritur të gjejë edhe dy tenda të cilat shërbenin për kultivim të bimëve narkotike, dy rregullatorë të bimëve, dy flutura për freskim të ajrit, një ventilator, një termometër.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës të dyshuarit përvec bimëve narkotike i janë sekuestruar edhe gjashtë copë fishekë të kalibrit të panjohur.

Tutje në raport bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:35.