Ilustrim - Policia në aksion

Gjakovë, arrestohet i dyshuari për disa vjedhje dhe personi që i blente gjërat e vjedhura prej tij

B. Sh., i lindur me 1998, është arrestuar nga Policia nën dyshimet për disa vepra te vjedhjeve.

Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, këto vjedhje, disa të rënda kanë ndodhur në vazhdimësi që nga muaji janar i këtij viti.

Ky person, gjatë kësaj periudhe ka kryer diasa vepra penale të vjedhjeve të rënda, duke hyrë në shtëpitë e pabanuara.

Vlera e gjërave të vjedhura nga i dyshuari është e konsiderueshme.

Policia tregoi se hetuesit policorë kanë arritur të gjejnë dhe t`i sekuestrojnë provat materiale, të cilat i dyshuari i kishte vjedhur në lokacione të ndryshme.

Hetuesit policor kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë edhe provat materiale që personi i dyshuar i ka vjedhur në lokacione të ndryshme.

Për këtë rast, është njoftuar prokurori i shtetit dhe i njëjti po mbahet në ndalim policor për 48 orë.

Në po të njëjtin rast, gjithashtu është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar për veprën penale blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale.

Ky person në vazhdimësi kishte blerë gjëra të ndryshme nga personi i dyshuar B. Sh.