Ilustrim

Gjakovë, arrestohet i dyshuari pasi e kishte futur me dhunë një vajzë të mitur në veturë

Raportohet se një person është arrestuar pasi që disa ditë më parë dyshohet se me forcë e kishte futur në veturë një vajzë të moshës së mitur dhe e kishte kanosur të njëjtën.

Ngjarja ka ndodhur me datën 30 nëntor në Gjakovë rreth orës 14:30 minuta.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.