Gjakovë, arrestohet burri që dyshohet se e ngacmoi seksualisht një grua

Një rast i ngacmimit seksual dyshohet se ka ndodhur dje pasdite në Gjakovë.

Policia e Kosovës e ka arrestuar një burrë, pasi dyshohet se e kishte ngacmuar me fjalë të ndryshme të natyrës seksuale viktimën grua.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet në raportin policor.