Foto: Ilustrim

Gjakovë, arrestohet burri për rrahje të gruas së tij

Policia ka arrestuar në Gjakovë një burrë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 23:30.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rasti nga Policia po trajtohet si dhunë familjare.