Foto: KALLXO.com Ilustrim

Gjakovë, arrestohet 23-vjeçari i kërkuar për një rast të dhunimit

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, i cili ka qenë në kërkim që nga 1 dhjetori 2022.

23-vjeçari F.F. i arrestuar sot në Gjakovë është i dyshuar për veprën penale – dhunim.

I njëjti me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Policia ka njoftuar se falë bashkëpunimit me qytetarë dhe media, pas publikimit të fotografisë së personit të kërkuar, ka arritur që të sigurojë informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe të bëjë arrestimin e tij.