Foto: Ilustrim

Gjakovë, arrestohen dy persona për bixhoz ilegal

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona nën dyshimin për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Dedë Gjon Luli”, në Gjakovë të premten.

Sipas Policisë, të dyshuarit në lokalin që ishin duke punuar është hasur duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme e organizimit të lojërave të fatit.

PK thekson se nga lokali janë sekuestruar gjashtë aparate të llojit “APEX”.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Nga viti 2019 në Kosovë janë ndaluar dhe mbyllur të gjitha lojërat e fatit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.