Gjakovë, arrestime për mos-respektim të masave të Qeverisë ndaj coronavirusit

Edhe në Gjakovë bëhet e ditur që ka disa të arrestuar për shkak të mosrespektimit të dispozitave që parasheh legjislacioni i Kosovës për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse, në këtë rast lidhur me virusin COVID-19.

Lajmin për KALLXO.com e dha drejtori rajonal i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta.

“Gjatë këtyre ditëve kemi inicuar 5 raste për veprën penale të mosveprimit të dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, tha Graishta.

Graishta tha se rastet janë inicuar kryesisht kundër bizneseve që nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë.

Në po këto ditë, Lumni Graishta tha se kanë pasur edhe 2 raste të arrestimit të personave që nuk e kanë respektuar masën e detyrueshme të vet-izolimit, të cilët më pas me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 33 persona të infektuar me virusin Covid-19. Nga ky virus një person ka vdekur.

Konfirmohen edhe dy raste me coronavirus në Kosovë