Gjakovë, aksident mes një traktori dhe një motoçiklete

Një aksident ka ndodhur para rreth një ore në lagjen Orize të Gjakovës.

Aksidenti ka ndodhur mes një traktori dhe një motoçiklete.

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë e Rajonit të Gjakovës.

Drejtori rajonal i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta, tregoi se aksidenti ka ndodhur para pak çastesh dhe se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë.

“Rreth orës 16:00, Policia është njoftuar për një aksident me lëndime tek udhëkryqi i rrugëve “Migjeni” dhe “Washington”. Në aksident janë të involvuar një traktor dhe një motoçikletë, i cili aksident ka ardhur si pasojë e mosdhënies së përparësisë së traktorit dhe se të dy vozitësit kanë marrë lëndime të lehta trupore, të cilët edhe janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Graishta për KALLXO.com.

Një qytetar ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes, ku shihen traktori dhe motoçikleta që janë ndeshur, si dhe Policia në vendin e ngjarjes.