Foto: Ilustrim

Gjakovë, 7 të arrestuar se u zunë në kafiteri

11 persona janë arrestuar dje në Gjakovë, për mosrespektim të masave të sigurisë ndaj COVID-19.

Sipas Policisë, 5 prej tyre janë zënë duke pirë kafe në lokal, ndërsa 2 prej tyre duke shërbyer kafe.

Të tjerët janë hasur gjatë orarit të kufizuar të lëvizjes, pa ndonjë arsye.

Me vendim të prokurorit, disa janë dërguar në mbajtje për 48 orë, e disa janë liruar në procedure të rregullt.