ILUSTRIM - Dy doktorë/ infermierë të pajisur me veshjet speciale për t'iu shmangur infektimit me COVID-19, Foto:KALLXO.com

Gjakovë, 30 pacientë me COVID-19, 2 me respiratorë

Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 30 pacientë pozitiv me COVID-19.

Gjithashtu, sipas njoftimit të spitalit,  aktiv me këtë virus janë edhe 4 mjekë, 15 infermierë dhe 3 nga stafi mbështetës.

Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 11,130 raste me COVID-19, nga ta 6 mijë e 817 të shëruar dhe 381 të vdekur.