Duhan i kontrabanduar - Foto: Dogana e Kosovës (Arkiv)

Gjakovë, 3 të arrestuar për kontrabandim të 1 ton duhan

Në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, në Gjakovë mbrëmë rreth orës 19:40 Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona nën dyshimet se kanë kontrabanduar duhan.

Sipas Policisë, gjatë kontrollimit të automjetit (kombi) janë gjetur dhe konfiskuar rreth 1000 kg duhan i papërpunuar, i cili mall dyshohet që është i kontrabanduar.

Dy prej të arrestuarve janë shtetas të Shqipërie e një i Kosovës.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.