Gjakovë, 2 të vdekur në aksident trafiku

Në fshatin Ponoshec të Gjakovës ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur para një ore.

Zëdhënësi i Policisë, Nysret Xhurkaj tregoi për KALLXO.com se si pasojë e aksidentit kanë vdekur dy persona.

“Vozitësi i automjetit me tabela të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjetër duke goditur veturën që ishte duke lëvizur në shiritin e saj. Në vendngjarje kanë dalë zjarrëfiksat dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjekësor kanë konstatuar vdekjen e 2 personave. Pasagjeri i tretë ka pësuar lëndime serioze, ndërsa vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë zëdhënësi Nysret Xhurkaj.

Xhurkaj ka thënë se në vendngjarrje ka dalë dhe kryeprokurori dhe se për momentin po vazhdon shikimi i vendit të ngjarjes.