Foto: Ilustrim

Gjakovari raporton në Polici: Më rrahu gruaja

Një burrë nga Gjakova, ka raportur në Policinë e Kosovës të jetë sulmuar fizikisht nga gruaja e tij. Sipas Policisë, gruaja është është arrestuar, nën dyshimin se ka rrahur burrin e saj.

“Është arrestuar e dyshuara, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj viktimës mashkull kosovar”, njofton Policia e Kosovës.

Pas intervistimit nga organet e rendit, me vendim të Prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.