Ilustrim

Gjakovari organizon dasëm me mbi 50 të ftuar, arrestohet

Një person në Gjakovë ka organizuar një aheng familjarë me 50 persona, kështu duke mos respektuar vendimin e Qeverisë për masat e vendosura për luftimin e pandemisë së coronavirusit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës i dyshuari është arrestuar rreth orës 14:30 në rrugën Qerimi në Gjakovë.

Pas intervistimit me urdhër të prkurorisë i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në po të njejtin qytet por në rrugën Sylejman Aga është arrestuar një tjetër qytetarë, menaxher i një lokali.

Ai nuk ka respektuar distancën në lokalin e tij, ashtu sic është përcaktuar nga Qeveria e Kosovës.

Tutje në raport thuhet se i njejti është dërguar në mbajtje.