Ilustrim

Gjakovari inskenon rrëmbimin e tij për të përfituar para nga familja

Në Gjakovë është arrestuar një person i dyshuar që ka inskenuar një situatë në të cilën është paraqitur si i rrëmbyer.

Sipas policisë, i gjithë inskenimi nga i dyshuari është bërë me qëllim të përfitimit të një shume të parave nga familja e tij, në këmbim të lirimit të tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.