Ilustrim

Gjakova, Rahoveci dhe disa fshatra të Prizrenit sot do mbesin pa ujë për 6 orë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Gjakova’, ish ‘Radoniqi’ njofton qytetarët e Gjakovës, Rahovecit dhe Prizrenit se të enjten nga ora 12 deri në orën 18 do të ndërpritet furnizimi me ujë.

Sipas një njoftimi, ndërprerja do të bëhet për shkak të kyqjes së re të rrjetit të ujësjellësit të Dushkajës dhe Anadrinit.

KALLXO.com raportoi sot se Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidromorava’ ka bërë apel tek qytetarët në regjionin e Anamoravës, për kursimin e ujit, për shkak të mungesës së reshjeve të shiut.

Sipas komunikatës, mungesa e reshjeve të shiut dhe thatësira e madhe në vend, ka bërë që burimet e ujit të pakësohen në mënyrë drastike.