Gjakova ndan 14 mijë euro për Shqipërinë

Komuna e Gjakovës ka ndarë 14 mijë euro për të ndihmuar zonat e dëmtuara nga tërmeti dje në Shqipëri.

Kjo u bë e ditur nga faqja e komunës.

“Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini në bazë të kompetencave nxjerr këtë vendim për dhënien e mjeteve financiare në vlerë 14,000€ nga Komuna e Gjakovës për ndihmë për zonat e dëmtuara nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.

Këto mjete do të derdhen në xhirollogarinë e hapur të Shqipërisë për fatkeqësi natyrore.