Vërshime në Gjakovë

Gjakova formon Komisionin Emergjent pas situatës me vërshimet

Komuna e Gjakovës ka njofuar se kanë krijuar komisioni emergjent për verifikim e situatës  pas reshjeve të shiut dhe borës të cilat kanë përfshirë vendin.

Sipas njoftimit, anëtarët e këtij komisioni do të dalin në terën për të verifikuar gjendjen dhe do të vazhdojnë deri në normalizimin e situatës.

Njoftimi i plotë:

Me vendim të Kryetarit të Komunës, Ardian Gjini, është krijuar komisioni emergjent për verifikimin e situatës së krijuar si pasojë e reshjeve të shiut dhe borës.

Gjatë mbledhjes së këtij komisioni, zyrtarë nga Drejtoria për Shërbime Publike kanë deklaruar se ata së bashku me operatorin ekonomik dhe KRM “Çabrati” janë gjatë tërë kohës në terren duke sanuar problemet në zona të ndryshme të komunës. Ky angazhim do të vazhdojë edhe më tutje, deri në normalizimin e tërësishëm të situatës.

Ndërkohë, anëtarët e komisionit, do të dalin në terren për të verifikuar gjendjen.

Pas reshjeve të fundit në vend, Gjakova është njëri nga qytetet e vërshuara duke shkaktuar bllokim të rrugëve dhe probleme në furnizim me energji elektrike.

Gjakovë, bllokohen rrugët për shkak të reshjeve të shiut e borës