Gjakova e çliruar nga COVID-19 por Gjini apelon për kujdes

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka mbajtur mbledhjen e rregullt me Shtabin e Emergjencave për COVID-19.

Ata kanë diskutuar lidhur me situatën rreth pandemisë.

Në këtë komunë aktualisht nuk ka asnjë person të infektuar, pasi që dje personat e fundit të infektuar kanë dalë negativ ne testin e tyre të dytë.

Për këtë, kryetari Gjini është shprehur mirënjohës ndaj institucioneve dhe individëve që kanë bërë menaxhimin e këtij virusi.

Megjithatë ky shtab emergjent bashkë me kryetarin Gjini, kanë apeluar tek qytetarët e Gjakovës që të respektojnë rregullat kundër pandemisë.

Së fundmi, kjo komunë do të vazhdojë bashkëpunimin me të gjitha institucionet relevante për luftimin e parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Nga muaji mars deri më tash në Gjakovë, kanë qenë gjithsej 16 të infektuar.

Ndër të infektuarit, fillimisht 11 prej tyre ishin shëruar dhe 4 të fundit kishin qenë me COVID-19, ndërsa një grua shtatzënë kishte vdekur disa javë më parë.

Para tre ditësh edhe një grua e moshuar 90 vjeçare ishte shëruar.