Foto: ZKM
Gëzim Paci emërohet kryesues i bordit të Postës, Genc Metaj drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave
Qeveria e Kosovës ka emëruar Gëzim Pacin kryesues të bordit të Postës së Kosovës.
Vendimi është marrë më 23.09.2024 në një mbledhje elektronike të Qeverisë.
Në këtë mbledhje është emëruar edhe drejtori ekzekutiv i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave.
Në këtë pozitë është emëruar Genc Metaj.
Po ashtu, Qeveria ka ndarë 219 mijë euro për organizimin e Forumit Ekonomik në Paris dhe promovimin e teknologjisë së informacionit me qëllim të tërheqjes së investimeve në kuadër të kësaj fushe, përmes organizatave lidere gjatë javës së TIK/ICT.
Po ashtu, ka aprovuar Rregulloren për vlerësimin e rezultateve në punë, Rregulloren për procedurat e konkurrimit për nëpunësit teknikë dhe mbështetës, Rregulloren për pezullimin nga marrëdhënia e punës dhe Rregulloren për përfundimin e marrëdhënies së punës në shërbimin civil.