Gërvalla takohet me Presidenten e Komisionit Evropian, flasin për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Në kuadër të vizitës së saj në Kosovës, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka takuar edhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Siç bëhet e ditur në komunikatën për media të dërguar nga MPDJ, Gërvalla dhe von der Leyen kanë diskutuar për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Sipas njoftimit ministrja Gërvalla në takim ka theksuar angazhimin e Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e agjendës evropiane.

Po ashtu, ajo e njoftoi Presidenten e Komisionit Evropian lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, e cila ka nxitur reforma të nevojshme që e përafrojnë vendin me standardet e BE-së. Në takim është diskutuar edhe lidhur me bashkëpunimin rajonal.

“Në këtë pikë ministrja Gërvalla ritheksoi përkushtimin e Kosovës në kuadër të Procesit të Berlinit, duke vënë në pah që proceset e bashkëpunimit rajonal kanë të ardhme vetëm atëherë kur garantohet trajtimi i barabartë i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në komunikatë.

Sot, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me kryeministrin e vendit, Albin Kurti në të cilën ajo tha se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimi Evropian.

Presidentja e Komisionit Evropian flet për vizat: Dua që ju të jeni me ne